UEFA i dënoi keq, tifozët e City-t zbulojnë çmendurinë e radhës

17 Shkurt 2020
19:31
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester City është përjashtuar për dy vite nga pjesëmarrja në Champions League, ndërsa klubi është gjobitur 30 milionë euro për shkeljet financiare që kanë bërë gjatë periudhës 2012-16. “Qytetarët” kanë marrë një goditje të fortë, ndërsa tifozët kanë menduar një ide origjinale. 

Ata po mbledhin para, deri më tani 3 mijë paundë, për një baner kundër UEFA-s që do të hapin në ndeshjen e Championsit kundër Real Madridit. Mbështetësit e anglezëve e kanë pritur shumë keq dënimin dhe natyrisht i kanë dalë kundër. 

Objektivi i tifozëve është 4 mijë paundë, një shifër që pritet të arrihet shumë shpejt nga fansat e anglezëve. Ata do të dalin me një banderolë të madhe kundër institucionit më të rëndësishëm të futbollit në Europë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit