Argjentina në Ligën e Kombeve? UEFA sqaron gjithçka

8 Korrik 2019
20:43
back button

Polemikat mes Argjentinës dhe Conmebol vazhdojnë ende pas përballjes Brazil-Argjentinë dhe të shumtë ishin ata që aluduan e hodhën hipoteza mbi një pjesëmarrje të mundshme të bardhekaltërve në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Një sjellje e ashpër që paralajmëron prishjen mes dy federatave, edhe pse UEFA, si institucioni kompetent për organizimin e kompeticionit të Ligës së Kombeve, ka përgënjeshtruar akorde të mundshme. Sipas qëndrimeve të para, nuk duket të ketë asnjë diskutim në lidhje me këtë çështje.

Çështja që mbetet në diskutim në lidhje me përfaqësuesen e Argjentinës i referohet mundësisë që bardhekaltërit të ftohen për të marrë pjesë në disa kompeticione miqësore, por kurrsesi jo në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit