UEFA i thur elozhe asistit magjik të Rei Manaj (VIDEO)

12 Shtator 2019
9:56
back button

Ndeshja ndaj Islandës ka lënë shije të mirë tek të gjithë shqiptarët, por edhe UEFA e ka shkëputur një copëz të asaj nate, duke e ngritur në piedestal asistin magjik të Rei Manaj, që solli golin e parë të Elseid Hysaj me fanellën kuqezi.

“Skill of the Day”, kështu e ka përcaktuar UEFA pasimin me thembër të sulmuesit të Albacete, që u finalizua me një gol tejet të bukur.

Kjo është hera e dytë që në pak ditë një lojtar shqiptar shfaqet në kanalet zyrtare të UEFA-s, pasi pak ditë më parë ishte Keidi Bare që mori vëmendjen e madhe për atë driblim ndaj Griezmann dhe Coman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit