UEFA korigjon Real Madridin për datat e gjysmëfinaleve të Champions-it

15 Prill 2021
14:41
Alfred Lleshi
back button

Real Madrid-Chelsea dhe PSG-Manchester City janë çiftet gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve për këtë sezon. Datat e secilës prej tyre dihen tashmë. Në parim, Real Madridi publikoi në faqen e tij të internetit se ndeshjet kundër Chelsea do të luheshin më 28 prill dhe 4 maj, por UEFA e korigjoi këtë kalendar, duke vendosur 27 prillin dhe 5 majin.

Më në detaje, grafiku i gjysmëfinaleve të Champions-it është ky: Më 27-28 prill (në “Valdebebas” dhe “Parce des Princes”) do të zhvillohen gjysmëfinalet e parë, ndërsa më 4-5 maj (në “Stamford Bridge” dhe “Etihad”) ato të kthimit. Të gjitha përplasjet do ta kenë startin nga ora 21:00.

Të bardhët rezistuan në “Anfield” dhe mbrojtën avantazhin 3-1, të arritur në çerekfinalen e parë në Madrid. Të besuarit e Guardiolës morën fitore 2-1 përsëri, këtë herë në vizitën e tyre në Gjermani.

Të martën, PSG e kishte prerë biletën e vet në gjysmëfinale, duke eliminuar Bayern Munich, ashtu sikurse bëri Chelsea ndaj Portos. Tani, ato do të takohen së pari në Paris, më 28 prill dhe kthimi në Manchester, më 4 maj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit