UEFA merr vendimin e rëndësishëm për Kosovën

18 Tetor 2019
21:51
back button

Nëpërmjet një vendimi që pranon hapur influencën e paevitueshme të politikës në futbollin europian, ekipet nga Kosova dhe Rusia nuk do të përballen kundër njëri tjetrit, për arsye sigurie.

Organizata europiane e futbollit, UEFA njoftoi vendimin e të premtes që do të ndikojë me siguri edhe shortin e datës 30 nëntor për Euro 2020, në rast të kualifikimit të dy përfaqësueseve.

Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosvës nga Serbia dhe ky problem zyrtar u theksua kur ndeshja e Rusisë ndaj Kosovës e vlefshme për kualifikueset e Kampioantit Europian 2021 për femrat U-21, në program për datën 4 tetor të këtij muaji, u shty. Ndërkohë, Rusia ishte planifikuar të priste Kosovën më 9 qershorin e ardhshëm

Komisioni i sigurisë, në fakt, pasi ka analizuar rreziqet në lidhje me përballjet eventuale, ka vendosur që dy përfaqësueset, por edhe klubet nga dy shtetet të qëndrojnë të ndara në shortet e të gjitha kompeticioneve, deri në një njoftim të dytë nga UEFA.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit