UEFA ndëshkon përsëri City-t, faji është i logos

1 Prill 2020
17:06
Denis Hakanaj
back button

Marrëdhënia mes Manchester City-t  dhe UEFA-s ka kohë që është prishur.  Qytetarët kanë përfunduar në shënjestrën e organizatës që drejton futbollin europian sepse nuk kanë respektuar rregullat e Fair Play-t Financiar, duke u përjashtuar nga kupat europiane për dy sezonet e ardhshme.

Tani saga është pasuruar me një kapitull të ri. Gjithçka për faj të një uniforme të  parregullt të veshur nga lojtarët e Pep Guardiola para sfidës së Champions League kundër Real Madrid.

City ka zbritur në fushë për nxehjen me një fanellë që kishte një logo të sponsorit në kundërshtim me rregullart e UEFA-s, që i lejon referime të tilla vetëm në pjesën e përparme dhe me përmasa jo më  të  mëdha se 20 cenitmetra.

Ndëra uniforma e Qytetarëve kisgte një logo të dyfishtë, një përpara dhe një mbrapa. Për pasojë, ka ardhur një gjobë prej 3.000 eurosh të  vendosur për shkak të shkeljes së nenit 29.02 të rregullores.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit