UEFA nervozohet, Belgjika fut futbollin europian në kolaps!

2 Prill 2020
22:55
Eraldo Harlicaj
back button

Vendimi i Belgjikës për të anuluar sezonin ishte i formës së prerë. Shteti belg vendosi që të ndalonte gjithçka sot dhe të mendohet për sezonin e ardhshëm, pasi nuk duan të rrezikojnë në përhapjen e COVID-19 sërish. 

UEFA nuk është aspak e lumtur me këtë vendim. Drejtuesit e institucionit më të lartë të futbollit në Europë janë zhgënjyer, pasi Federata belge nuk është konsultuar apo ka pyetur për këtë vendim ekstrem. 

UEFA momentalisht ndodhet në pozita të vështira, pasi Belgjika ka futur në kolaps dhe ligat e tjera europiane. Qëllimi i drejtuesve të UEFA-s është që sezoni të vazhdojë dhe të mbyllet, por gjasat janë që diçka e tillë të mos ndodhë tashmë, vallja u hodh.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit