UEFA ngre pezull Manajn! Goli i tij nga këndi i pamundur ngazëllon (VIDEO)

24 Nëntor 2020
14:24
Telesport
back button

Shqipëria u rendit në vendin e parë në grupin e saj në Ligën e Kombeve, teksa gjithçka u vendos në ndeshjen e fundit kundër Bjellrusisë. Kuqezinjtë fituan me rezultatin 3-2 në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania Stadium”, falë dygolëshit të Sokol Cikalleshit dhe sidomos perlës së Rey Manajt.

Rrjeta e sulmuesit të Barcelona B ishte më e bukura për tu parë dhe duket se i ka lënë mbresa edhe UEFA-s, që ka vendosur të argëtojë ndjekësit e saj në rrjetet sociale me golin e yllit të kombëtares sonë.

“Kënd i vështirë? Nuk ka problem. Rey Manaj”, shkruhet krahas videos së rrjetës së Manajt.

Ky ishte goli i gjashtë më fanellën e kombëtares për sulmuesin, i cili në nivel klubi nuk po përjeton një periudhë pozitive.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit