UEFA nuk fal Bayern Munich dhe Marseille, vjen “dora e hekurt” pas trazirave në kompeticionet Europiane!

29 Shkurt 2024
19:15
Telesport
back button

Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka qenë shumë i ashpër në vendimet e fundit, mbi të gjitha me Bayern Munich dhe Marseille.

Në rastin e gjermanëve, në ndeshjen ndaj Lazios në Romë më 14 shkurt, pati ndezje flakadanësh, hedhje sendezh nga tifozët në fushë dhe një karton i kuq për Upamecano. UEFA ka vendosur të dënojë klubin bavarez, duke iu ndaluar të shesin bileta tifozëve të tyre për ndeshjen e ardhshme që do të luajnë në transfertë në kompeticionet e UEFA-s.

Bayern ka marrë edhe një gjumë prej 10 mijë eurosh për sendet në fushë dhe 40 mijë euro për ndezjen e mjeteve piroteknike. Nga ana tjetër, Marseillë është gjobitur për ngjarjet pas ndeshjes së parë kundër Shakhtar Donetsk më 15 shkurt. UEFA gjobiti francezët me 50 mijë euro dhe ndalimin e shitjes së biletave për tifozët e saj për ndeshjen e ardhshme në transfertë në kompeticionet e UEFA-s

Lajme të tjera

Lajmet e fundit