UEFA reagon për Arenën Kombëtare, përgjigjja e fundit të lë me dyshime

7 Nëntor 2019
20:23
back button

UEFA ka lënë një tjetër reagim për Arenën Kombëtare. Stadiumi pritet të inagurohet me Francën, por ende nuk është e qartë nëse diçka e tillë do të ndodhë, pasi vazhdojnë monitorimet. 

Ndeshja provë ndërmjet Vllaznisë dhe Apolonisë për femra është shtyrë duke qenë se nuk është ende gati. UEFA nuk dihet nëse do të japë “ok” dhe vazhdon të qëndrojë e palëkundur në komentin e bërë. 

Euronews Albania ka kontaktuar me to duke e pyetur në lidhje me stadiumin dhe përgjigjja e tyre ka qenë e prerë: “UEFa po monitoron nga afër punën në stadium, e cila është në fazën finale. Miratimi përfundimtar do të vijë në momentin e duhur”, – kanë lajmëruar zyrtarët e UEFA-s. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit