UEFA të pasuron, kampioni i vërtetë i Europës është… Porto!

14 Dhjetor 2018
11:56
back button

Reali i Madridit është kampion Europe në fuqi, Bayern, Juventus, Barcelona, Man City e Liverpool janë në sytë e të gjithëve këtë sezon, por në këtë moment klubi që ka të drejtë të krenohet dhe të festojë më shumë nga të gjithë është në skaj të Europës, aty ku toka takohet me oqeanin, në Portugali.

Po flasim për futboll, po flasim për Porton, që  një arritje që e bën… kampion Europe në këtë moment.

 Porto ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e grupit të vet në Champions League dhe ka fituar grupin me 16 pikë, si asnjë ekip tjetër këtë sezon, ndaj ka arkëtuar shifra rekord, si asnjë klub në Europë.

E përditshmja katalanase Sport shkruan se skuadra e drejtuar nga Sergio Conceiçao ka arkëtuar deri tani plot 39 milionë euro, duke u renditur i pari në këtë renditje të veçantë, para klubeve si Barcelona e Bayern, që kanë arkëtuar 37 milionë. Për të mposhtur dy gjigantë të futbollit botëror Porto diçka të madhe duhet ta ketë bërë.

Çdo skuadër në Champions arkëton menjëherë 15 milionë, për pjesëmarrjen në grupe, ndërsa më pas fitorja vlen 2,7 milionë euro dhe barazimi 900 mijë euro. Këtu ka përfituar Porto, që ka shfrytëzuar thuajse në mënyrë perfekte ndeshjet e grupit.

Me 36 milionë, jashtë podiumit qëndrojnë Atletico Madrid, Borussia Dortmund e Manchester City, ndërsa Juve dhe Real Madrid janë ndalur te 35,5 milionë euro.

Diferencë e vogël në letër me Porton, por gjigante po të mendohen sa shumë shpenzojnë klubet elitare të Europës, krahasuar me Porton, që në nivel pagash shpenzon shumë herë më pak se Reali apo Juventusi.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit