Sllovenia “shkon” në finalen e Champions League

14 Maj 2019
14:25
back button

Komiteti i Gjyqtarëve në UEFA lajmëroi se Damir Skomina do të jetë gjyqtari kryesor i finales së Champions Leagues mes Tottenham dhe Liverpool, me 1 qershor, në “Wanda Metropolitana”, Madrid.

Gjyqtari slloven (i pari nga ky vend që gjykon një finale të CHL) do të kompletojë një tripletë në kompeticionet më të rëndësishme të Europës. Në vitin 2017 gjykoi në finalen e Europa League mes Manchester United dhe Ajax, ndërsa në vitin 2012 në UEFA Super Cup, që u luajt mes Chelsea dhe Atletico Madrid. Po ashtu, ka qenë arbitër i katërt në finalen e vitit 2013 të Champions League mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Këtë sezon 42-vjeçari ka gjykuar në 4 ndeshjet të Champions League dhe 2 në Europa League.

Trupa e gjyqtarëve të finalen së Champions League: 

Gjyqtar kryesor: Damir Skomina (Sllovenia)

Asistent të gjyqtarit kryesor: Jure Praprotnik, Robert Vukan (të dy nga Sllovenia)

Gjyqtari i katërt: Antonio Mateu Lahoz (Spanjë)

VAR: Danny Makkelie (Holandë)

Asistentët e VAR: Pol van Boekel (Holandë), Felix Zqayer (Gjermani)

Pozicioni jashtë loje i VAR: Mark Borsch (Gjermani)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit