UFC-231, Holloway: Dëmtimet i përkasin së shkuarës, do ta mbroj titullin ndaj Ortega

3 Dhjetor 2018
18:42
Telesport
back button

Pas dy fitoreve radhazi ndaj Jose Aldo, ku fillimisht fitoi titullin kampion bote në peshën “featherweight” dhe më pas e mbrojti atë, Max Holloway do të rikthehet sërish në kafaz pas një viti mungesë. Amerikani do të mbrojë më 6 dhjetor titullin ndaj Brian Ortega, sfidë e vlefshme për eventin UFC-231, që zhvillohet në Toronto të Kanadasë.

Për kampionin e botës, problemet e së shkuarës, që e kanë mbajtur lar kafazit për një vit, tashmë i përkasin së shkuarës dhe ai është gati të duelojë sërish. “Do t’ia dal mbanë edhe pse njerëzit nuk bezojnë shumë tek unë për shkak të dëmtimeve dhe faktit që nuk dueloj për një kohë të gjatë. Jam përgatitur mirë dhe jam gati”, tha Holloway.

Jam i bekuar nga Zoti që rikthehem pas problemeve. Ky ka qenë një vit i vështirë, nuk kam patur fat, por e gjithë energjia e akomuluar në këto muaj do të shpërthejë në kafaz. Mezi po e pres këtë duel dhe më duken këto ditë shumë të gjata. Nuk më shqetëson asgjë, jam rikuperuar 100% dhe jam gati dhe do ta mbroj titullin. Forcën time do ta shihni sërish në kafaz me 6 dhjetor”, tha Holloway.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit