UFC 231, Ortega shpalos planin: Pasi të mund Holloway dua duelin ndaj Khabib

4 Dhjetor 2018
20:51
Telesport
back button

Brian Ortega do të sfidojë më 6 dhjetor kampionin e botës në peshën “featherweight” Max Holloway në eventin UFC-231 që zhvillohet në Toronto të Kanadasë, në atë që konsiderohet si përballja më e fortë e këtij Divizioni në 10-vjeçarin e fundit. Ortega mban titullin e kampionit të përkohëshëm të kësaj peshe, port ë dielën synon të mbajë titullin “origjinal”, duke ia hequr gjerdanin Holloway. Jo vetëm kaq, por ai ka plane të mëdha për të ardhmen.

Kam kohë që e pres dhe përgatitem për këtë sfidë, i kam ngjitur shkallët një e nga një dhe tani jam gati për të qenë unë kampioni i botës. Kjo është një sfidë që të gjithë e kanë pritur me padurim, që do të dhurojë spektakël. Pasi të rrëmbej titullin kampion dua të ngjitem në peshë, duke kaluar në peshën e lehtë, për të dueluar ndaj Khabib Nurmagomedov. Do të lëviz të gjitha gurët për ta fituar këtë përballje dhe për të bërë më pas hapin e madh”, tha Ortega.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit