UFC 239 më në fund ka një poster zyrtar

16 Maj 2019
22:35
back button

Evenimenti i UFC 239 është një nga më të shumëpriturit të këtij viti. Ai do të zhvillohet më 6 korrik në T Mobile Arena të Las Vegasit. 

Emrat e yjeve që do të futen në kafaz janë të shumtë. Në evenimentet kryesore janë dy ndeshje për titullin kampion mes Amanda Nunes dhe Holly Holm dhe Jon Jones me Santos. 

Megjithatë aty do të ketë edhe shumë ndeshje të tjera si Ngannou ndaj Junior Dos Santos dhe Masvidal ndaj Ben Askren. Pa harruar edhe Blachowicz ndaj Luke Rockhold. 

UFC duhet të prodhonte një poster të denjë dhe këtë ka bërë. Ai është mbresëlënës dhe ngjan me posterin e një filmi të arteve marciale. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit