UFC 249, Khabib merr vendimin e bujshëm

1 Prill 2020
22:09
Denis Hakanaj
back button

Khabib Nurmagomedov e ka përjashtuar veten nga ndeshja e UFC 249 kundër Tony Ferguson, që duhej të zhvillohej më 18 prill.

Nurmagomedov ka lajmëruar këtë të mërkurë në Instagram se do të jetë në izolim gjatë pandemisë Covid-19.

“Kuptoj gjithçka dhe jam më i mërzitur se ju për anulimin e ndeshjes”, ka shkruar Khabib.

“Si shumë të tjerë, edhe unë kisha shumë plane, por nuk mund të kontrolloj gjithçka”.

“Vendet më të mëdha dhe kompanitë më të mëdha janë të tornditur nga ajo që po ndodh. Por Khabib duhet të ndeshet gjithsesi? Kujdesuni për veten dhe vihuni në vendin tim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit