UFC 250: Amanda Nunes është “kafshë”, UFC përulet para saj! (Video)

7 Qershor 2020
9:51
Eraldo Harlicaj
back button

UFC 250 u zhvillua në orët e para të mëngjesit në Las Vegas dhe pasti si mainevent ndeshjen e Armanda Nunes kundër Felicia Spencer. Braziliania që mban dhe dy titujt kampion mposhti kanadezen me vendim unanim të gjyqarëve (50–44, 50–44, 50–45).

Ajo nuk e vuri në asnjë moment në dyshim fitoren, pavarësisht se Spencer ia doli të qëndronte në këmbë dhe pas 5 raundesh. Amanda është padyshim një nga luftëtaret më të mira të botës, pasi ka një fuqi të jashtëzakonshme dhe nuk gjen kundërshtar në asnjë kategori ku lufton. Ajo tashmë ka 11 ndeshje radhazi që njeh vetëm fitore.

Një ndeshje tjetër shumë e bukur ishte ajo ndërmjet Cody Garbrandt dhe Raphael Assunção. Cody e mbylli sfidën që pas 4’59”. Ai i dha një goditje të fortë kundërshtarit të tij duke e hedhur në tapet. Garbrandt e fitoi ndeshjen  me KO.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit