UFC-250, Amanda Nunes paralajmëron rivalen: Kujdes në kafaz

3 Qershor 2020
10:51
Telesport
back button

Këtë fundjavë (6 qershor), në Las Vegas, do të zhvillohet eventi UFC-250 në artet marciale mikse, ku sfida kryesore është ajo për titullin kampion bote në peshën “featherweight” (pesha 61-66kg) për femra. Përballë njëra-tjetrës do të jenë kampionia në fuqi, sportistja braziliane Amanda Nunes dhe sfidantja kanadeze Felicia Spencer.

Nunes (19 fitore e 4 humbje), që ka fituar 10 duelet e fundit në kafaz, synon të mbrojë titullin kampion edhe ndaj Spencer (8 fitore e 1 humbje). Kjo përballje duhej të ishte zhvilluar në UFC-249, por për shkak të koronavirus u shty një muaj.

Kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë, por tashmë jam gati. Nuk kam ndërmend të bëj tani gabime dhe do të tregoj se sa vlej edhe ndaj Spencer. Kam 5 vjet që nuk e njoh fjalën humbje, duke triumfuar edhe kur nuk besonin tek unë, ndaj do të vijoj me këtë ritëm edhe këtë fundjavë. I them Spencer të ketë kujdes ndaj meje, nuk do ta fal në kafaz”, tha Nunes.

Nunes gjatë viteve të fundit ka mposhtur mjaft nga ikonat e UFC-së, si Ronda Rouse, Cris Cyborg, Valentina Shevchenko, Holly Holm, Miesha Tate etj. Ajo mban edhe titullin e peshës “bantamweight” (pesha 56-61kg) në artet marciale mikse.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit