UFC-251: Legjenda braziliane e kafazit synon titullin e dytë kampion në karrierë

9 Korrik 2020
10:20
Telesport
back button

Braziliani Jose Aldo, ish-kampion i botës në peshën “featherweight” (pesha 61-66kg) në artet marciale mikse, ditën e diel do të duelojë ndaj Petr Yan në eventin UFC-251. Kjo sfidë është e vlefshme për titullin kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha 57-61kg), ku titulli është vakant pas tërhjeqjes nga sporti i Henry Cejudo.

Aldo, 33 vjeç, një veteran në artet marciale mikse, ka shansin të rikthehet kampion bote në një peshë tjetër, duke synuar të shkruajë kështu emrin me të arta në këtë sport. “Gjithnjë e kam ditur se mund të bëjë diçka të madhe në këtë sport. Kam qenë kampion dhe e di se si ta realizoj sërish këtë gjë”, tha Jose Aldo, 28 fitore e 6 humbje në UFC.

Ky event do të zhvillohet në Abu Dhabi, në “fight island” (ishulli i luftimeve), ku Aldo shpreson që falë përvojës të dominojë ndaj rivalit rus. “Kam humbur një titull kampion 5 vite më parë (u mund nga Conor McGregor), por ka ardhur koha të shijoj një titull tjetër kampion, në një peshë tjetër. Jam përgatitur për ta arritur këtë objektiv”, tha Jose Aldo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit