UFC-251 rekord shikueshmërie, eventi më i ndjekur që prej Khabib-McGregor

14 Korrik 2020
9:22
Telesport
back button

Eventi UFC-251 në artet marciale mikse zhvilluar më 12 korrik në “fight island” (ishulli i luftimeve” në Abu Dhabi ka regjistruar 1.3 milionë PPV (pay per view-paguar për ta parë).

Kjo është një shifër e lartë për UFC-në, që nuk arrinte këtë shikueshmëri që prej eventit UFC-229, kur përballë njëri-tjetrit ishin Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.

Duket se debutimi i këtij sporti në “ishullin e luftimeve” për shkak të koronavirus ka bërë kureshtarë fansat e këtij sporti. Ndërkohë që në këtë event ishin mjaft sportistë të mëdhenj.

Në eventin UFC-251 u zhvilluan 3 duele për titull dhe mjaft sfida të tjera të forta, që bëri të rritej shikueshmëria përmes shitjes me pagesë on-line të këtij eventi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit