UFC-251: Usman dominon Masvidal, Volkanovski me fat ndaj Hollowayt, Jose Aldo s’kap shansin

12 Korrik 2020
9:25
Eraldo Harlicaj
back button

UFC-251 ishte një prej shfaqjeve më të mira të këtij sporti prej muajsh, pasi në “Fight Island” në Abu Dabi u duelua për 3 tituj kampion. Kamara Usman ishte përballë Jorge Masvidal për xhordanin e peshës welterweight. Afrikani arriti të fitonte ndaj amerikanit me vendim të gjyqtarëve. Ndeshja ishte mjaft e bukur dhe u zhvillua në 5 raunde me të dy luftëtarët që dhuruan shumë, por në fund fitorja i takoi Usman me vendim unanim të jurisë ( (50-45,  50-45, 49-46). Ishte një ndeshje e paparashikuar mes tyre, pasi Usman do të ndeshej me Gilbert Burns, por ky i fundit u tërhoq vetëm 6 ditë para duelit sepse ishte pozitiv me COVID-19. Masvidal u fut në duel, por sigurisht pa përgatitjen e duhur.

Australiani Alexander Volkanovski fitoi dhe rematchin ndaj Max Holloway. Ky i fundit humbi titullin në fundin e vitit 2019 nga Volkanovski dhe kërkoi ndeshjen e dytë. Volkanovski pranoi dhe e mposhti sërish në Abu Dabi. Ai humbi dy raundet e para, por u kthye në raundet e fundit duke siguruar fitoren me vendim të gjyqtarëve (48-47, 8-47, 47-48). Një ndeshje e afërt, por që lë të zhgënjyer Max Holloway që humb dy sfida radhazi ndaj Volkanovskit që dominon peshën featherweight.

Petr Yan fitoi titullin bantwmwight champion të lënë vakant nga Henry Cejudo që u largua nga UFC. Yan dueloi ndaj Jose Aldos që vinte pas dy humbjesh, por që Dana White i dha mundësinë e madhe për titull, por nuk ja doli mbanë. Rusi dominoi sfidën dhe e ndali atë në raundin e pestë, pasi Aldo nuk ia doli të përballonte morinë e grushteve të tij.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit