UFC-252, Cormier: Kjo është triologjia më e madhe në historinë e MMA-së

12 Gusht 2020
10:48
Telesport
back button

Daniel Cormier, ish-kampion i botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse, do të kërkojë të rimarrë titullin në sfidën që do të zhvillojë ndaj Stipe Miocic. Kjo është përballja kryesore e eventit UFC-252, që zhvillohet më 15 gusht në Las Vegas.

Kjo do të jetë përballja e tretë mes dy sportistëve, ku secili ka arritur nga një fitore: Cormier në duelin e parë dhe Miocic në sfidën e dytë. Ndaj, tashmë është koha për të përcaktuar më të mirin e këtij Divizioni, një triologji që pritet me interes.

Unë kam dueluar edhe ndaj Jon Jones, kemi arritur shumë PPV (pay per view-paguaj për ta parë), por mendoj se këto përballje me Miocic janë më të mëdha. Unë e dua sfidën e fortë, të pastër e të ndershme, gjë që ka munguar ndaj Jones”, tha Cormier, referuar faktit se Jones ka dalë dy herë pozitiv.

Ndërsa ndaj Miocic duelet kanë qenë të pastra e të ndershme. Për këtë arsye kjo triologji është një nga përballjet më të mëdha të historisë së MMA-së. Jemi në peshën e rëndë dhe ky është maksimumi. Jam përgatitur mirë dhe shpresoj t’ia dal mbanë”, tha Cormier.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit