UFC-252/ Triologjia e titullit Miocic-Cormier rikthen artet marciale në Las Vegas

11 Gusht 2020
10:25
Telesport
back button

Më 16 gusht, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi UFC-252 në artet marciale mikse. Sfida kryesore e këtij eventi është ajo mes kampionit të botës në peshën e rëndë, Stipe Miocic dhe ish-kampionit Daniel Cormier.

Kjo është përballja e tretë me tyre, me Cormier që ka fituar duelin e parë dhe Miocic atë të dytë. Ndaj të gjithë presin me padurim se si do të shkojë kjo sfidë e tretë dhe kush do të jetë kampioni i botës në peshën e rëndë.

Gjithsej do të jenë 11 duele në këtë event, por sfidat e tjera nuk janë kaq të rëndësishme sa triologjia Cormier-Miocic. Edhe ky event do të zhvillohet pa praninë e tifozëve dhe nën masa të rrepta sigurie.

UFC-ja rikthehet kështu në Las Vegas pas gati 3 muajsh, teksa të gjitha eventet e fundit thuajse janë zhvilluar në “fight Island”, në Abu Dhabi.

Duelet e eventit UFC-252, 16 gusht

Stipe Miocic vs Daniel Cormier,

Sean O’Malley vs. Marlon Vera

Junior Dos Santos vs. Jairzinho Rozenstruik

John Dodson vs. Merab Dvalishvili

Magomed Ankalaev vs. Ion Cutelaba

Jim Miller vs. Vinc Pichel

Livinha Souza vs. Ashley Yoder

Herbert Burns vs. Daniel Pineda

Felice Herrig vs. Virna Jandiroba

T.J. Brown vs. Danny Chavez

Chris Daukaus vs. Parker Porter

Lajme të tjera

Lajmet e fundit