UFC-254/ Khabib zhvishet nudo për të kapur peshën zyrtare (video)

23 Tetor 2020
8:33
Telesport
back button

Mëngjesin e sotëm, në Abu Dhabi janë kryer peshimet zyrtare të sportistëve në prag të eventit UFC-254, që do të zhvillohet mëngjesin e së dielës në “fight island”.

Natyrisht që vëmendja është përqendruar te sfida mes kampionit të botës në peshën e lehtë, rusit Khabib Nurmagomedov dhe sfidantit amerikan Justin Gaethje (mban titullin e përkohshëm të këtij Divizioni).

Dy sportistët janë paraqitur për peshimet zyrtare, por Khabib duket se ka qenë në dilemë për peshën e tij. Ai ka kërkuar ndihmën e organizatorëve, që kanë mbajtur një çarçaf për ta mbuluar, teksa është zhveshur lakuriq për të kapur peshën.

Asnjë problem për Gaethje, që është ngjitur pas tij në peshore.

Gjithsesi, të dy sportistët kanë kapur peshën limit të lejuar (70kg) dhe tashmë janë gati për këtë duel të rëndësishëm në artet marciale mikse.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit