UFC-255, Shevchenko dhe Figueiredo mbrojnë titujt kampionë

22 Nëntor 2020
9:27
Telesport
back button

Në Las Vegas (Amerikë) u zhvillua mëngjesin e sotëm eventi UFC-255, ku ishin dy duele për titullin kampion bote në peshën “flyweight” (pesha 53-57kg).

Për femra, Valentina Shevchenko (peruania me origjinë ruse) fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Jennifer Maia. 49-46, 49-46, 49-46 ishte vendimi i tre gjyqtarëve në favor të Shevchenko, mbrojti për të katërtën herë titullin e këtij Divizioni.

Për Shevchenko ky ishte triumfi nr.20 në karrierën e saj (i gjashti radhazi), ku numëron edhe 3 humbje, ndërsa për Maia kjo ishte humbja e 7-të (numëron edhe 18 fitore e 1 duel pa rezultat).

Te meshkujt, Deiveson Figueiredo, mposhti me “submission” rivalin Alex Perez, duike mbrojtur titullin e peshës “flyweight”. Një duel që nuk pati histori, pasi Figueiredo u tregua i shkathët që në momentet e para, duke hedhur KO rivalin e tij.

Ky është suksesi i 20-të i Figueiredo në karrierë, ku ka edhe 1 humbje, ndërsa pë Perez kjo ishte humbja e 6-të, ndërkohë që ka arritur edhe 24 fitore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit