UFC-257, McGregor bën premtimin e madh para duelit me Poirier

21 Janar 2021
11:39
Telesport
back button

Pak ditë nga eventi UFC-257, ku Conor McGregor do të duelojë ndaj Dustin Poirier, irlandezi u shpreh se jo vetëm që do ta fitojë këtë sfidë, por do ta fitojë atë shumë shpejt. McGregor synon të përsëritë të njëjtën gjë si janarin e kaluar, kur mundi Donald Cerrone brenda 47 sekondash.

Do ta mposht Dustin me KO brenda 60 sekondave. Ky është premtimi im”, tha McGregor, që e ka mundur një herë amerikanin, disa vite më parë.

Më tej, irlandezi tha: “Unë e dua Dustin, mendoj se është një luftëtar i mirë, ndoshta një luftëtar i fortë. Por këto nivele janë të padiskutueshëm për mua, që jam një kampion”.

Eventi UFC-257 do të zhvillohet më 23 janar, në “fight island” në Abu Dhabi, sfidë e vlefshme për peshën e lehtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit