UFC 259 / Jan Blachowicz mposht Adesanya, mbron titullin me vendim unanim

7 Mars 2021
8:53
Alfred Lleshi
back button

Jan Blachowicz e mbrojti titullin e tij të parë, duke mposhtur Israel Adesanya, por pas pesë raundesh të vështira. Në fund, ai u largua nga ngjarja kryesore e UFC 259 me titullin e peshave të rënda akoma rreth belit.

Ishte një betejë rraskapitëse për të gjitha 25 minutat, me Adesanya duke u mbështetur në shpejtësinë dhe saktësinë e tij, ndërsa përpiqej ta mbante luftën në distancë. Nga ana tjetër, Blachowicz ishte në gjendje të tregonte avantazhin e tij të fuqisë mbytëse, që e lejoi atë të fitonte me vendim unanim të gjyqtarisë.

Tabela e rezultateve përfundimtare lexonte: 49-46, 49-45 dhe 49-45. Pra, Blachowicz mbrojti titullin e tij, ndërsa prishi përpjekjen e Adesanya për t’u bërë kampion. “Mendoj se duhej të isha pak më i shpejtë. Ai goditi më shumë sesa mendoja, – tha Blachowicz, kur vlerësoi performancën e tij kundër Adesanya. – Kundërshtari ishte pak më i ngadaltë, por goditi më shumë. Kjo është diçka, që nuk e prisja. E dija se do ta mposhtja, unë jam më i madh, më i fortë. Duhej të prisja vetëm për një moment të mirë”.

Adesanya ishte i kujdesshëm për të shmangur fuqinë që vinte nga kampioni polak. Pas një raundi të parë provues, Blachowicz filloi të fitonte besim në grushtat e tij, teksa lëshoi disa të djathta të forta.

Në fund, Adesanya ishte padyshim i zhgënjyer me rezultatin, por premtoi se nuk do të ishte hera e fundit, që ai do të garonte në UFC. “Mendova se do të fitoja. Nuk shkoi saktësisht në mënyrën që doja të shkonte, – tha Adesanya. – Kjo ishte thjesht lodhja e këmbëve të mia. Dija çfarë të bëja dhe po përpiqesha ta bëja. Padyshim që do të kthehem. Guxo të jesh i shkëlqyeshëm, kjo është motoja ime”.

Sa i përket Blachowicz, ai tani do ta kthejë vëmendjen te pretendenti numër 1 në kategorinë e peshave të rënda, pasi pret që Glover Teixeira të jetë sfida e tij e radhës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit