UFC-259, Nunes: Do t’u tregoj të gjithëve se “luanesha” jam unë

4 Mars 2021
9:41
Telesport
back button

Kampionia e dyfishtë e botës në artet marciale mikse, braziliania Amanda “Liones” Nunes (19 fitore, 4 humbje), do të rikthehet këtë të diel në kafaz pas 13 muajsh. Në eventin UFC-259, që zhvillohet në Las Vegas, ajo do të mbrojë titullin e peshës “featherweight” (pesha 61-66kg).

Përballë saj do të jetë rivalja australiane Megan Anderson (11 fitore, 4 humbje). Një duel ku Nunes shihet si favorite, teksa nuk humbet prej 11 duelesh, duke e mbrojtur titullin e këtij Divizioni për të dytën herë. Ndërkohë që, ajo mban edhe titullin e peshës “bantamweight” (pesha 56-61kg).

Koha e gjatë pa dueluar nuk më ka penguar të stërvitem dhe të jem në formë. Do t’i tregoj edhe Megan se kush është kampionia dhe do të fitoj. Ka qenë një vit i gjatë dhe i çuditshëm, por jam gati. Ka ardhur kohë që fansat e mi të shohin sërish “luaneshën” duke hungëritur si fituese në kafaz”, tha Nunes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit