UFC-259 premton spektakël, 4 kampionë dhe 3 duele për titull brenda një nate

2 Mars 2021
8:51
Telesport
back button

Më datën 6 mars, në Las Vegas do të zhvillohet eventi UFC-259 në artet marciale mikse. Ky është një nga eventet më të shumëpritura, pasi do të zhvillohen 3 sfida për titull, si rrallëherë në historinë e këtij sporti. Ndërkohë që në kafaz do të ngjiten 4 kampionë bote. Në total, do të zhvillohen 15 duele, por vetëm 5 janë në “main event”.

Sfida e parë për titull është ajo mes rusit Petr Yan (15 fitore, 1 humbje), kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha 56-61kg) dhe amerikanit Aljamain Sterling (19 fitore, 3 humbje). Një sfidë që parashikohet e barabartë edhe për faktin se për Yan kjo është hera e parë që do të mbrojë titullin kampion.

Dueli i dytë për titull është ai mes brazilianes Amanda Nunes (20 fitore, 4 humbje) dhe australianes Megan Anderson (11 fitore, 4 humbje). Nunes do të mbrojë titullin e peshës “featherweight” (pesha 61-66kg), por ajo është kampione e dyfishtë e botës (mban edhe titullin e peshës bantamweight).

Sfida kryesore e eventit është ajo mes polakut Jan Blachowicz (27 fitore, 8 humbje) dhe neo-zelandezit Israel Adesanya (20 fitore, 0 humbje). Të dy sportistët janë kampionë bote, por kjo përballje është e vlefshme për peshëns “light-heavyweight” (pesha deri 93kg), titull që mbahet nga Yan (Adesanya është kampion i peshës së mesme). Një duel interesant, me polakun që do të mbrojë për herë të parë titullin kampion.

Eventi UFC-259, duelet kryesore

Jan Blachowicz – Israel Adesanya

Amanda Nunes – Megan Anderson

Petr Yan – Aljamain Sterling

Islam Makhachev – Drew Dober

Thiago Santos – Aleksandar Rakic

Lajme të tjera

Lajmet e fundit