UFC 263/ Adesanya mbron titullin, në peshën e mesme mbetet i pamposhtur

13 Qershor 2021
16:30
Telesport
back button

Nigeriani Israel Adesanya mbrojti titullin kampion bote të peshës së mesme në artet marciale mikse, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj italianit Marvin Vettori, ndeshje e vlefshme për eventin UFC-263, zhvilluar në Las Vegas.

Kjo është fitorja e dytë e Adesanya ndaj Vettori, duke replikuar suksesin e 3 viteve më parë. Të dy sportistët dueluan fort, por nigeriani ishte më superior dhe e meritoi fitoren, duke korrur suksesin e 21-të në karrierë (ka edhe 1 humbje). Në peshën e mesme ai mbetet i pamposhtur dhe humbjen e vetme e ka në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg).

Vettori nuk arriti të mbërrijë te titulli, pasi i mungoi goditja finale edhe pse rezistoi deri në fund, duke bërë një paraqitje të mirë. Për italianin kjo është humbja e pestë në karrierë, ku ka edhe 17 fitore e 1 duel pa rezultat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit