UFC 263/ Moreno i rrëmben titullin Figueiredo, tjetër zhgënjim për Nate Diaz

13 Qershor 2021
16:45
Telesport
back button

Në eventin UFC 263 në artet marciale mikse zhvilluar në Las Vegas, meksikani Brandon Moreno është shpallur kampion bote në peshën “flyweight” (pesha 53-57), pas fitores me “submission
ndaj brazilianit Deiveson Figueiredo. Kjo është hera e parë që një meksikan shpallet kampion bote në MMA.

Moreno i rrëmbeu titullin rivalit braziliani, pas një kapje mjaft të bukur në mesin e raundit të tretë, kur dhe u ndal ndeshja nga gjyqtari. Një sfidë në përgjithësi ishte e ekuilibruar, por Moreno ishte më këmbëngulës, duke e merituar fitoren. Ky ishte një revansh mes dy sportistëve, që në duelin e fundit (dhjetor 2020) dolën barazim.

Për Moreno kjo është fitorja e 19-të në kafaz, ku numëron edhe 5 humbje e 2 barazime. Ai nuk humbet prej 7 duelesh. Ndërsa për brazilianin kjo ishte humbja e dytë, ndërkohë që ka edhe 20 fitore e 1 barazim.

Në këtë event u zhvillua edhe dueli mes amerikanit Nate Diaz dhe britanikut Leon Edwards, sfidë e vlefshme për peshën “welter” (pesha 71-77kg). Një duel mjaft i bukur dhe i fortë, me 5 raunde, ku britaniku fitoi me vendim unanim të gjyqytarëve (të tre votuan 49-46 në favor të Edwards).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit