UFC-263/ Sherr mes sportistëve gjatë konfercencës për shtyp (video)

11 Qershor 2021
9:26
Telesport
back button

Eventi UFC-263 në artet marciale mikse që do të zhvillohet këtë fundjavë në Las Vegas do të jetë mjaft interesant, teksa edhe konferenca për shtyp që u zhvillua 48 orë para dueleve dhuroi spektakël.

Veçanërisht me interes pritet dueli kryesor i mbrëmjes ai mes kampionit në fuqi të peshës së mesme, Israel Adesanya dhe italianit Marvin Vettori. Gjatë konferencës situate ka qenë e tenmsionuar, me Vettori që ka tentuar të godasë kampionin e botës, por është ndalur nga siguria.

Edhe në takimin “ballë për ballë” situata ka qenë e tensionuar, teksa në mes dy sportistëve ka qenë presidenti Dana White, që s’ka lejuar konfrontimin fizik mes tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit