UFC-267 në prag, dy duele për titull dhe shumë rusë në kafaz

26 Tetor 2021
13:53
Telesport
back button

Në Emiratet e Bashkuara Arabe do të zhvillohet më 30 tetor eventi UFC-267 në artet marciale mikse. Një sfidë që pritet me interes, teksa do të zhvillohen edhe dy duele për titullin kampion bote.

Polaku Jan Blachowicz do të mbrojë për të dytën herë titullin kampion bote në peshën e rëndë. Përballë tij në kafaz do të jetë braziliani Glover Teixeira. Për këtë të fundit ky është shansi i dytë që duelon për titullin kampion bote në UFC. 7 vite më parë, ai duelonte dhe humbiste ndaj Jon Jones në në peshën “light heavyweight”.

Sfida e dytë është ajo për titullin kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha deri 61kg), titull që për momentin është vakant. Ky titull mbahej nga amerikani Aljamain Sterling, por u skualifikua pas fitores me rusin Petr Yan, ish-kampion bote në këtë division.

Këtë herë, për titullin e kësaj peshe do të duelojnë Petr Yan dhe amerikani Cury Sandhagen. Një shans i mirë për këtë të fundit të synojë titullin. Në këtë event, ku në total janë 15 duele për titull, janë shumë sportistë rusë që do të ngjiten në kafaz (12 të tillë).

UFC-267, duelet kryesore

Jan Blachowicz – Glover Teixzeira

Petr Yan – Cory Sandhagen

Islam Makhachev – Dan Hooker

Alexander Volkov – Marcin Tybura

Li Jingliang – Khamzat Chimaev

Magomed Ankalaev – Voklan Oezdemir

Lajme të tjera

Lajmet e fundit