UFC-270/ Dy duele për titull, në kafaz edhe Nurmagomedov

18 Janar 2022
10:15
Gentian Spiri

Këtë fundjavë (22 janar), në Kaliforni të Amerikës do të zhvillohet eventi UFC-270 në artet marciale mikse, eventi i parë i madh i këtij viti. Një turne që pritet me interes, teksa do të zhvillohen dy duele për titullin kampion, të dyja për meshkuj.

Sfida kryesore e këtij eventi është ajo për titullin kampion bote në peshën e rëndë, mes kampionit në fuqi, kamerunasit Francis Ngannou (16 fitore, 3 humbje) dhe sfidantit francez Ciryl Gane (10 fitore, 0 humbje).

Kjo do të jetë hera e parë për Ngannou që mbron titullin e këitj Divizioni (ka fituar 5 duelet e fundit), ndërkohë që rival ii tij nuk ka asnjë humbje në kafaz dhe mban titulline  përkohshëm të kësaj peshe.

Përballja tjetër për titull është ajo për titullin e peshës “flyweight” (pesha 53-57kg), mes kampionit në fuqi, meksikanit Brandon Moreno (19 fitore, 5 humbje, 2 barazime) si dhe sfidantit brazilian Deiveson Figuiredo (20 fitore, 2 humbje, 1 barazim).

Kjo është hera e tretë që Moreno e Figuiredo përballen mes tyre në harkun kohor të 13 muajve, ku sfida e parë u mbyll në barazim, ndërsa meksikani fitoi të dytën. Ndërkohë që vetë Moreno nuk humbet prej 7 duelesh.

Në këtë event, në total do të zhvillohen 13 duele, ku në “main card” spikat mbiemri Nurmagomedov. Bëhet fjalë për Said Nurmagomedoev, kushëririn e Khabib, i cili garon në peshën “bantamweight”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit