UFC-270/ “E treta e vërteta”, Figuiredo rimerr titullin e humbur

23 Janar 2022
10:11
Telesport
back button

Braziliani Deiveson Figueiredo rikthehet kampion bote në peshën “flyweight” (pesha 53-57kg), pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj meksikanit Brandon Moreno, sfidë e vlefshme për eventin UFC-270, zhvilluar sot në Kaliforni.

Kjo ishte hera e tretë që dy sportistët duelonin mes tyre në harkun kohor të 13 muajve dhe më në fund braziliani ia doli mbanë të mposhtë rivalin meksikan, duke rimarrë titullin kampion bote. Sfida e parë (dhjetor 2020) doli barazim, ndërsa Moreno fitoi duelin e dytë (qershor 2021).

Kësaj here, të tri gjyqtarët ia dhanë fitoren Figueiredo (48-47, 48-47, 48-47), në një sfidë që ishte e hapur deri në fund, pasi të dy sportistët dueluan fort për titullin. Moreno rivalizoi mirë dhe u përpoq të mbrojë titullin, por pa sukses. Figueiredo bëri diferencën në momentet kyç dhe e meritoi suksesin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit