UFC-270/ Ngannou konfirmohet kampion bote, rivali francez pëson humbjen e parë

23 Janar 2022
9:57
Telesport
back button

Në Kaliforni u zhvillua mëngjesin e sotëm eventi UFC-270 në artet marciale mikse.

Në peshën e rëndë, kamerunasi Francis Ngannou mbron titullin kampion bote. Ai mposhti pas 5 raundesh francezin Ciryl Gane (pësoi humbjen e parë në karrierë, ka edhe 10 fitore) me vendim unanim të gjyqtarëve (48-47, 48-47, 49-46).

Një sfidë e hapur, ku të dy sportistët dueluan fort, por Ngannou u tregua më superior në kafaz, duke e merituar fitoren. Mjaft të bukur raundet e para, ku sportistët dhanë gjithçka, ndërsa më pas sfida humbi bukurinë.

Grushtet e shkelmat ishin më të shumtë në raundet e para dhe më pas luftëtarët nisën kapjet. Gjithsesi, Ngannou (17 fitore, 3 humbje) ishte i një niveli tjetër, duke treguar aftësi të mira në mbrojtje dhe e meritoi fitoren.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit