Sportisti brazilian Charles Oliveira, kampion bote në peshën e lehtë (pesha 70kg) në artet marciale mikse, nuk ka mundur të arrijë peshën e duhur në prag të sfidës që do të zhvillojë mëngjesin e së dielës në Phoenix ndaj Justin Gaethje. Ai peshonte gjysmë kilogrami më shumë, në të dyja peshimet që bëri, duke humbur automatikisht titullin kampion.
Herën e parë, ai u ngjit në peshore në minutat e fundit që kishte në dispozicion dhe dështoi të arrijë peshën limit. Oliveira pati një orë kohë për të arritur peshën e lejuar, por sërish nuk arriti të peshojë nën 70kg. Për pasojë, ai nuk do të mbrojë dot titullin në sfidën ndaj Gaethje. Vetëm ky i fundit mund ta fitojë titullin në rast se mposht Oliveira në kafaz.
Gjithsesi, sfida do të zhvillohet normalisht. Në rast se braziliani fiton këtë duel, atëherë titulli i këtij Divizioni do të jetë vakant deri në një duel tjetër për titull që do të caktojë UFC-ja. Edhe vetë Oliveira ka mbetur i zhgënjyer nga ky dështim, duke u larguar i mërzitur nga skena pas peshimit.
Charles Oliveira has missed weight by .5 pounds ahead of #UFC274 and the UFC lightweight title has been vacated.
This is the first time a UFC champion has lost their belt after stepping on the scale and missing the weight limit. pic.twitter.com/eyQW54y5Wz
— SportsCenter (@SportsCenter) May 6, 2022