UFC-276/ Dy duele për titull, anullohet sfida e ish-kampiones së botës

27 Qershor 2022
10:37
Telesport
back button

Më datën 2 korrik, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi UFC-276 në artet marciale mikse. Një tjetë event i madh që pritet me interes, pasi do të zhvillohen dy duele për titullin kampion bote, të dyja te meshkujt.

Nigeriani Israel Adesanya (22 fitore e 1 humbje) do të mbrojë titullin kampion bote në peshën e mesme, divizion ku ai është “mbret”. Ai ka tri vjet që e mbron titullin e këtij Divizioni dhe përballë tij do të jetë amerikani Jared Cannonier (15 fitore e 5 humbje).

Një përballje ku Adesanya është favorit edhe për faktin se është shumë më i ri në moshë. Ai nuk ka asnjë humbje në këtë peshë, ndërkohë që Cannonier ka zhgënjyer gjithnjë ndaj pretendentëve kryesorë.

Dueli tjetër për titull i këtij eventi është ai i peshës “featherweight” (pesha deri 66kg). Në kafaz do të ngjiten kampioni i këtij divizioni, australiani Alexander Volkanovski (24 fitore e 1 humbje) si dhe sfidanti amerikan Max Holloway (23 fitore e 6 humbje).

Një sfidë interesante, ku vështirë të parashikosh një favorit edhe për faktin se Holloway ka qenë dikur kampion bote në këtë division. Gjithsesi, kjo është hera e tretë që dy sportistët duelojnë në kafaz dhe në të dyja rastet ka fituar Volkanovski.

Në këtë event (UFC-276) ishte parashikuar të zhvillohej edhe dueli mes ish-kampiones së botës Miesha Tate dhe Lauren Murphy. Gjithsesi, kjo sfidë është anulluar, pas tërheqjes së Murphy, për arsye ende të paqarta, por sfida mund të zhvillohet më vonë në korrik.

Sfidat kryesore të UFC-276

Israel Adesanya – Jared Cannonier

Alexander Volkanovski – Max Holloway

Sean Strickland – Alex Pereira

Pedro Munez – Sean O’Malley

Lajme të tjera

Lajmet e fundit