UFC-278/ Deklarata e kampionit të botës: Conor McGregor ka marrë fund

15 Gusht 2022
11:24
Telesport
back button

Kamaru Usman, kampioni i botës në peshën “welter” (pesha 71-77kg), ka deklaruar se Conor McGregor ka marrë fund si një kampion dhe se koha e tij kur fitonte në kafaz ka përfunduar. Një akuzë e rëndë kjo e sportistit nigerian, që nuk e konsideron irlandezin si rival.

Ai nuk ka mbaruar domosdoshmërisht si sportist, por ka mbaruar si kampion”, tha Usman. “Ky është mendimi im, sepse kur luftoj me djemtë, studioj zemrat e tyre. Kur shikoj zënka, shikoj zemrën e tyre dhe për mua Conor ka mbaruar. Ai mbaroi, sepse qëllimi i tij ishin paratë”, tha nigeriani.

Usman po përgatitet për duelin e radhës në kafaz ndaj Leon Edwards, më 20 gusht, në eventin UFC-278, që zhvillohet në Salt Lake City të Amerikës. Dy sportistët kanë dueluar edhe 7 vite më parë, me Usman që ka fituar me vendim unanim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit