UFC-295: Dy duele për titull dhe një tjetër i anulluar, në kafaz ngjiten yjet e arteve marciale mikse

10 Nëntor 2023
12:06
Telesport
back button

Këtë fundjavë, në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut do të zhvillohet eventi UFC-295 në artet marciale mikse. Një event që prite me interes edhe pse sfida kryesore e këtij eventi, ajo mes Jon Jones dhe Stipe Miocic u anullua.

Jon Jones, kampion bote në peshën e rëndë, u tërhoq për shkak të një dëmtimi në stërvitje, duke detyruar organizatorët të ndryshojnë planet. Sfida kryesore do të jetë ajo mes çekut Jiri Prochazka dhe brazilianit Alex Pereira, e vlefshme për titullin e peshës “light heavyweight” (pesha 84 deri 93kg).

Jiri Prochazka (29 fitore, 3 humbje e 1 barazim) e ka fituar më herët këtë titull, në gusht 2022, por e humbi për shkak dëmtimi, pasi nuk ka dueluar më që prej asaj kohe. Ai rikthehet në kafaz pas 18 muajsh pushim dhe përballë ka një rival të fortë si Pereira (8 fitore e 2 humbje).

Braziliani ka qenë kampion bote në peshën e mesme, ndërkohë që kjo është sfida e tij e dytë në peshën e re. Interesante edhe përballja mes rusit Sergei Pavlovich (18 fitore e 1 humbje) si dhe anglezit Tom Aspinall (13 fitore e 3 humbje). ata duelojnë për titullin e përkohshëm në peshën e rëndë.

Në kafaz doi të ngjitet edhe ish-kampionia e botës në peshën “strawweight” (pesha deri 52kg), braziliania Jessica Andrade. Ajo do të përballet me patrioten e saj Mackenzie Dern.

UFC-295, duelet kryesore

Jiri Prochazka-Alex Pereira

Sergei Pavlovich-Tom Aspinall

Mackenzie Dern-Jessica Andrade

Matt Frevola-Benoit Saint-Denis

Diego Lopes-Pat Sabatini

Lajme të tjera

Lajmet e fundit