UFC, Dana White: “Fight Island” do të bëhet arena e ëndrrave për sportistët

24 Qershor 2021
9:10
Telesport
back button

Presidenti i UFC-së, Dana White, në një intervistë për mediat, ka rrëfyer sot se ka plane të mëdha për “UFC Fight Island” ose siç njihet ndryshe “ishullin e dueleve”, që ai ideoi dhe ndërtoi vitin e kaluar në Abu Dhabi.

Ky vend në shkretëtirë rezultoi i suksesshëm verën e kaluar, kur debutoi me sfidat e para të MMA-së në eventin UFC-251. Aty kanë dueluar thuajse të gjithë kampionët, nga Khabib Nurmagomedov deri te Conor McGregor këtë janar.

White premtoi se pas disa muajsh “pushim” do të rikthehen duelet në “Fight Island”. “Do të fluturoj në Abu Dhabi dhe do të mbyllim disa punime të infrastrukturës të lëna në mes aty”, tha presidenti i UFC-së.

Fight Island jo vetëm që do të mirëpresë sërish duele, por do të jetë një vend i jashtëzakonshëm për duelet në kafaz. Do të kthehet në një destinacion turistik për Abu Dhabi, ku të gjithë duan të duelojnë”, tha Dana White.

Do të jetë një arenë sportive ëndrrash për të gjithë, sportistë e fansa. Së shpejti do të jap të reja të tjera në lidhje me Fight Islands dhe do të mahniteni”, u shpreh Dana White. “Fight Island” shërbeu si vendi i shpëtimit për MMA-në gjatë pandemisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit