UFC, Dana White: Harroni Las Vegas, ky është kryeqyteti i ri i botës në sportet luftarake

21 Korrik 2020
10:45
Telesport
back button

Pasi organizoi me sukses eventin UFC-251 dhe më pas disa evente të tjera të vogla, presidenti i arteve marciale mikse Dana White shprehet se “Fight Island” (ishulli i luftimeve) në Abu Dhabi do të jetë kryeqendra e re botërore e sporteve luftarake.

Sipas numri 1 të UFC-së, ky ishull e kaloi me sukses provën e parë, një projekt që Dana White e pati që në momentin që pandemia e Covid-19 pushtoi botën.

Spektakli që ne ofrojmë dhe sjellim që këtu është magjik. Ky ishull është i vetmi vend në botë që ka si destinacion vetëm sportet luftarake. Këtu do të organizojmë gjithçka për sa i përket luftimeve të mëdha që do të zhvillojmë së shpejti”, tha Dana White.

Nëse shihni kampionët që vijnë të duelojnë këtu ata janë nga e gjithë bota. Vetëm Zoti e di se sa do të zgjasë kjo situatë, por ne kemi vendin tonë këtu në “fight island”. Ndaj them se Abu Dhabi do të jetë si kryeqyteti i botës për sportet luftarake. Në realitet, ky vend duhet të ishte Las Vegas, por sot për sot është Abu Dhabi”, tha Dana White.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit