UFC, Dana White konfirmon: Me 100% Namajunas do ta mbrojë titullin ndaj asaj

4 Janar 2022
10:02
Telesport
back button

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka deklaruar se Rose Namajunas, kampione e botës në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg) do të mbrojë titullin ndaj Carla Esparza. Kjo e fundit është një veterane e kafazit (34 vjeçe) dhe numëron 18 fitore e 6 humbje në artet marciale mikse.

Dy luftëtaret kanë dueluar edhe më parë mes tyre, me Esparza që ka fituar me “submission” ndaj Namajunas në dhjetor të vitit 2014. Ndaj, pas më shumë se 7 vitesh, për Namajunas është një mundësi e mirë për t’u hakmarrë dhe mbrojtur titullin kampion bote.

Në një intervistë për ESPN, Dana White e konfirmoi këtë përballje: “Me 100% Esparza është rivalja e radhës e Namajunas. Ajo është sfidantja kryesore, pasi ka fituar 5 sfidat e fundit në kafaz”. Namajunas mbrojti titullin dy muaj më parë ndaj Weili Zhang në eventin UFC-268.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit