UFC i gjen rival kampionit të botës, rikthimi në 2020-ën

18 Nëntor 2019
13:59
Telesport
back button

Kampioni i botës në peshën “light heavyweight” (pesha 84-93kg) në artet marciale mikse, Jon Jones, pritet të mbrojë titullin kampion të këtij Divizioni ndaj Dominick Reyes. Kjo sfidë mund të zhvillohet në eventin UFC-247, planifikuar më 8 shkurt të 2020-ës në Houston (Teksas).

Palët kanë kohë që bisedojnë, parimisht kanë rëndë dakord, por ende nuk kanë firmosur asnjë kontratë. Për këtë arsye, presidenti i UFC-së, Dana White, prej kohësh po mban kontakte me të dy sportistët për ta finalizuar këtë duel.

Jon Jones, 32 vjeç, nuk duelon që prej korrikut të këtij viti dhe ka kërkuar rivalin më të fortë të mundshëm (25 fitore, 1 humbje dhe 1 duel pa rezultat). Për këtë arsye UFC-ja po mendon këtë sfidë ndaj Reyes, 29 vjeç, që në UFC i ka fituar të 12 duelet e zhvilluara deri më tani (6 në UFC).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit