UFC: Kampionia e botës zgjedh rivalen, por shtyn rikthimin në kafaz

20 Mars 2019
13:08
Telesport
back button

Kampionia e botës në peshën “bantamweight” (pesha 57-61kg) në artet marciale mikse, Amanda Nunes, ka deklaruar se nuk do të rikthehet në kafaz deri në fund të këtij viti. Për këtë arsye, ajo ka vendosur të shtyjë duelin me ish-kampionen e botës së këtij Divizioni, Holly Holm.

30-vjeçarja braziliane, që për herë të fundit ka dueluar me 30 dhjetor, kur mundi Cris Cyborg, tha: “Synoj që të rikthehem në kafaz në muajt e fundit të këtij viti. Në nëntor ose dhjetor. Jam në Brazil, kam disa çështje familjare për të sistemuar, ndaj nuk kam kohë të përgatitem për të dueluar më herët”.

Të gjithë fansat prisnin që Nunes të duelonte në Brazil, para publikut të saj në maj, por tashmë duhet të presnin të shohin nga afër kampionen e dyfishtë të botës. Ajo pranon se ëshë gati të duelojë ndaj Holly Holm edhe pse kjo sfidë do të kërkojë pak kohë.

Konfirmoj se do të dueloj në peshën time origjinale. Besoj se rivalja do të jetë Holm, e vetmja që më ka mbetur për të dueluar, me të cilën ende nuk jam përballur. Sipas kontratës që kam me UFC-në, kam ende edhe dy duele për të zhvilluar. Më pas do të negociojmë sërish”, u shpreh Nunes, 17 fitore e 4 humbje në UFC.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit