UFC konfirmon, më 18 prill sfida e dy ish-kampioneve në Nju Jork

10 Janar 2020
20:58
Telesport
back button

Sportistet Rose Namajunas dhe Jessica Andrade, dy ish-kampione të botës në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg), do të duelojnë mes tyre në eventin UFC-249, që zhvillohet më 18 prill në Brooklyn, Nju Jork. Dy sportistet kanë dueluar edhe në maj të 2019-ës mes tyre, me Andrade që asokohe fitoi duelin me “KO”, duke marrë edhe titullin.

Më pas, Andrade dueloi me kinezen Zhang Weili dhe u mund, duke humbur titullin. Mediat amerikane konfirmojnë në kinezja Zhang do të mbrojë titullin ndaj polakes Joanna Jedrzejczyk në UFC-248, në mars. Ndërsa në UFC-249 do të duelojnë dy ish-kampione, Namajunas dhe Andrade, me fituesen që më pas do të ketë mundësi të duelojë sërish për titull.

Kjo përballje mes Namajunas dhe Andrade parashikohet e fortë, ashtu sikurse edhe sfida e parë, dy sportiste luftarake që kanë mjaft fansa. Në këtë event, UFC-249, do të duelojnë edhe Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson për titullin kampoion bote në peshën e lehtë.

Rose Namajunas dhe Jessica Andrade

Lajme të tjera

Lajmet e fundit