UFC Londër, sportisti përfundon pa ndjenja në kafaz pas duelit

17 Mars 2019
13:41
Telesport
back button

Jorge Masvidal ka hedhur “KO” Darren Till, në përballjen e vlefshme për UFC Londër, duke siguruar kështu të drejtën të duelojë për titullin kampion bote të peshës “welter” (pesha 71-77kg) ndaj Tyron Woodley. Sfida mes Masvidal dhe Till ishte përballja kryesore e këtij eventi, e mbyllur me një “KO” që la pa ndjenja për disa sekonda sportistin britanik.

Gjyqtyari ndali duelin në raundin e dytë, kur Masvidal goditi fort me të majtën në fytyrë Till, që ra në tapet pa ndjenja, ku dhe mori edhe një goditje të dytë në fytyrë. Në ato momente ndërhyn gjyqtari që ndal duelin. Masvidal nis të festojë, por në anën tjetër ka panik, pasi Till nuk reagon dhe ndërhyn menjëherë stafi mjekësor.

Për fat të mirë Till merr veten shpejt pas disa sekondash, por goditja që mori në fytyrë ishte vërtet e rëndë, që e hodhi “KO”. Kjo është humbja e dytë radhazi për Till në karrierë, ku numëron edhe 17 fitore e 1 barazim. Për Masvidal ky është suksesi nr.33 në karrierë, ku numëron edhe 13 humbje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit