UFC/ McGregor më i ndjekuri në shitjet PPV, irlandezi dominon podiumin

5 Tetor 2021
10:47
Telesport
back button

Eventet ku merr pjesë Conor McGregor janë më të ndjekurat në historinë e UFC-së, e cila nuk bën dot pa irlandezin. Emri i ish-kampionit të dyfishtë të botës figuron në 4 eventet më të ndjekura.

Në krye të listës, me 2.4 milionë PPV (pay per view-paguaj për ta parë) ndodhet eventi UFC-229, ku McGregor dueloi ndaj Khabib Nurmagomedov.

Eventi i dytë më i ndjekur është UFC-264, me 1.8 milionë PPV. Ky është eventi i sfidës së tretë mes McGregor dhe Poirier, zhvilluar këtë vit.

Në vendin e tretë të eventet më të ndjekura është UFC-202, ku u zhvillua revanshi mes McGregor dhe Nate Diaz.

Ndërsa në vendin e katërt është eventi UFC-257, zhvilluar në janar të këtij viti, ku u zhvillua sfida e dytë mes McGregor e Poirier.

Pra, irlandezi ndodhet në katër eventet më të ndjekura të arteve marciale mikse, çka tregon se ai është një burim i mirë fitimi për MMA-në dhe se UFC-ja nuk bën dot pa të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit