UFC

UFC, nisin bisedimet për duelin e titullit mes Woodley e Covington

Tyron Woodley, kampioni i botës në peshën “welter” në artet marciale mikse mund të mbrojë titullin ndaj Colby Covington, duel që do të zhvillohet më 26 janar, në Kaliforni, në eventin UFC-233. Për momentin nuk ka asgjë zyrtare për këtë event, por mediet amerikane konfirmojnë bisedimet që kanë nisur. Woodley ka dueluar për herë të fundit në shtator të këtij viti, kur mbrojti titullin ndaj Darren Till (UFC-228), ndërsa Covington nuk duelon që prej qershorit të këtij viti, kur mundi Dos Anjos dhe mori titullin e përkohshëm të këtij Divizioni.

Dan Lambert, menaxheri i Covington, as nuk e mohon e as nuk e pohon këtë sfidë, por pranon faktin se sportisti i tij është i pari në listë për të dueluar ndaj Woodley, duke qenë se mban titullin e përkohshëm. “Ky duel duhej të ishte zhvilluar në shtator, por Colby ishte i dëmtuar dhe do të ishte një çmenduri për ta ngjitur në kafaz. UFC na ka kërkuar informacione nëse Colby është i gatshëm për të dueluar në UFC-233, më 26 janar, por nuk e dimë nëse ai do të jetë gati. Covington është ende në periudhë rikuperimi dhe ndoshta 2 muaj kohë nuk janë të mjaftueshme. Ndoshta kjo sfidë mund ët zhvillohet në shkurt, të shohim”, tha Lambert.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga UFC