UFC: U shpërfytyrua në fytyrë pas humbjeve, ish-kampionia e botës tërhiqet nga sporti

24 Qershor 2022
9:04
Telesport
back button

Luftëtarja polake Joanna Jedrzejczyk, ish-kampione e botës në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg) në artet marciale mikse ka vendosur të tërhiqet nga sporti në moshën 34 vjeçare. Ajo ka një rekord prej 16 fitoresh e 5 humbjesh në kafaz.

Jedrzejczyk ka dominuar në kafaz në këtë Divizion, teksa arriti rekordin e 14 fitoreve radhazi. Ajo e fitoi titullin e peshës “strawweight” në vitin 2015 dhe e mbrojti atë 5 herë, deri në vitin 2017. Më pas erdhën 5 humbje në 7 duelet e fundit, çka e detyruan të tërhiqej.

Polakja Jedrzejczyk u mund dy herë nga Rose Namajunas, nga Valentina Shevchenko dhe po dy herë nga Weili Zhang. Dy humbet e fundit ndaj sfidantes kineze kanë qenë brutale, duke lësuar dëmtime të mëdha në fytyrë.

Dana, më vjen keq që të kam zhgënjyer miku im. Dua të falënderoj të gjithë ata që punojnë pranë UFC-së, pasi pa ata nuk do të ishim sot këtu. Ju dua të gjithëve. kanë kaluar 20 vjet dhe këtë vit do të mbush 35 vjeçe”, thotë Jedrzejczyk.

Dua të bëhem nënë, dua të jem një grua biznesi. Kam dy dekada që stërvitem, më shumë se gjysma e jetës time. Ju vlerësoj dhe dua të gjithëve. Është koha të ndalem këtu”, tha polakja, që i thotë lamtumirë sportit të arteve marciale mikse.

Në duelet e fundit, ajo pësoi dëmtime të mëdha në fytyrë si pasojë e grushteve të marra. Madje herën e fundit iu deshën 19 ditë që t’i largoheshin të mavijosurat nga fytyra, e shpërfytyruar pas humbjes ndaj rivales kineze.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit